MISION

Integrimi i informacionit mbi trashëgiminë e kulturës së shkruar mbarëshqiptare në rrjetin europian dhe botëror të informacionit; promovimi i trashëgimisë kulturore kombëtare; ofrimi dhe lehtësimi i qasjes së vijueshme nëlinjë/online nëpërmjet rrjetit global të komunikimit në baza të dhënash që flasin për Shqipërinë dhe shqiptarët; nxitja e shërbimeve të reja; zgjerimi i qasjes nëpërmjet bashkëpunimit edhe me bi­blio­te­ka/qendra me koleksione albanologjike në Ballkan, Europë dhe botë.